Bejruti kthehet në zonë lufte, Izraeli mund të sulmojë zonat bërthamore në Iran

Nga Rosalba Bejdo
5 Tetor 2024, 10:41 | Bota

Izraeli nuk i ka dhënë garancitë e kërkuara administratës Biden, se nuk do të godasë zonat bërthamore në Iran, në raprezaljen e paralajmëruar për sulmin raketor të pak ditëve më parë. Këte e tha një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit për CNN.

Sipas tij, është vështirë të thuhet nëse Netanjahu do të përdorë 1 vjetorin e sulmeve të Hamas kundër Izraelit, më 7 tetor, për tu hakmarrë. Shtetet e Bashkuara janë shprehur pro kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj breshërisë së raketave të lëshuara nga Teherani më herët gjatë javës, por presidenti Biden, ka thanë se nuk do të mbështetësin shënjestrimin e zonave bërthamore, transmeton A2.  Ndërsa bota mban frymën pezull në pritje të një përshkallëzimi të konfliktit me Iranin, Izraeli vijon pa u ndalur ofensivën në Liban.

Për herë të parë një sulm goditi qytetin verior të Tripolit të shtunën, kryeqyteti Bejrut është kthyer në një zonë lufte me bombardime të vazhdueshme, ndërsa trupat izraelite vijojnë inkursionin tokësor në jug të vendit, shkruan A2.

Një burim i cituar nga Reuters tha se një zyrtar i Hamasit, bashkë me gruan dhe 2 fëmijët ishte vrarë gjatë sulmit në një kamp refugjatësh palestinezë në Tripoli, qytetarët e Bejrutit u paralajmëruan 3herë të evakuoheshin nga periferitë jugore gjatë natës, kur Izraeli bombardoi infrastrukturë të Hezbollahut, siç u shpreh. 

Qeveria Libaneze thotë se mbi 2 mijë persona janë vrarë gjatë vitit të fundit si pasojë e sulmeve izraelite, shumica e të cilëve dy javët e fundit. Në shënjestër janë vënë edhe ekipe e struktura mjekësore, përfshirë Kryqin e Kuq Libanez e spitale publike. Sipas autoritete mbi 1.2 milionë libanez janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre. OKB e cilëson të papranueshëm, bilancin tragjik mes civilëve në këtë vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos