Bota po mëson për tmerret e IDF, si u shtypën me buldozerë trupat e palestinezëve

Nga Erjon Dervishi
3 Dhjetor 2025, 20:10 | Bota

Imazhe dhe fakte tronditëse janë zbuluar për opinionin publik në lidhje me shkatërrimin e trupave palestinezë të vdekur. Një investigim i mediat prestigjioze CNN-së tregon se ushtria izraelite i ka shembur me buldozer trupat e disa prej të vrarëve pranë disa varreve të cilët ishin të paetikettuar me emra. Në raste të tjera, mbetjet e tyre thjesht janë lënë të dekompozohen në hapësirë, të pamundura për t'u gjetur në zonën e militarizuar.

Praktika e keqtrajtimit të trupave duke i varrosur me buldozerë në varre të pashënuara mund të shkelë të drejtën ndërkombëtare, sipas ekspertëve ligjorë, citon CNN.

Rishikimi i CNN, i cili zbuloi gjithashtu se kërkuesit e ndihmave u vranë nga sulmet e padallueshëm izraelit pranë kalimit, u mbështet në qindra video dhe foto përreth Zikimit, së bashku me intervista të dëshmitarëve okularë dhe shoferëve vendas të kamionëve të ndihmave.

Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu aktivitetin e buldozerëve gjatë gjithë verës në zonat ku u vranë kërkuesit e ndihmës. Dy video, nga CNN në zonën e Zikim, tregojnë pasojat e një incidenti në qershor, duke treguar trupa të varrosur pjesërisht rreth një kamioni ndihme të përmbysur.

CNN foli me dy ish-anëtarë të ushtrisë izraelite, të cilët përshkruan raste në vende të tjera në Gaza gjatë luftës, ku trupat e palestinezëve u shkatërruan me buldozer dhe u shndërruan në varre të cekëta. Ata kërkuan të mbeten anonimë sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin për këtë çështje.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) mohuan se kishin përdorur buldozerë për të “larguar” trupat, por nuk dhanë përgjigje nëse ato u përdorën për t’i varrosur. IDF i tha CNN-së se prania e buldozerëve rreth Zikimit ishte një “çështje rutinë” e përdorur për qëllime operacionale, siç është trajtimi i kërcënimeve me shpërthime ose “nevojave rutinë inxhinierike”.

Sipas ligjit ndërkombëtar, palët ndërluftuese duhet të bashkëpunojnë në varrosjen e të vdekurve në një mënyrë që lejon identifikimin e tyre, tha Janina Dill, bashkëdrejtoreshë e Institutit të Oksfordit për Etikën, Ligjin dhe Konfliktin e Armatosur.

“Qëllimi është të parandalohet që të vdekurit të bëhen të zhdukur dhe të lejohet përkujtimi, kryesisht nga familjet e tyre”, tha Dill. “Për më tepër, nëse trupat gjymtohen qëllimisht ose keqtrajtohen në një mënyrë që shkel dinjitetin e tyre, kjo mund të përbëjë ‘shkelje të dinjitetit personal’, që është një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës”, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, mbetet një çështje e hapur nëse IDF gjurmon vendet ku dyshohet se ka varrosur trupa. Një nga informatorët e IDF i tha CNN se kur njësia e tij varrosi nëntë persona në fillim të vitit 2024, vendndodhja e varrit mbeti e pashënuar. Gati gjashtë muaj pas zhdukjes së Wadi-t, familja e tij është ende pa përgjigje. Në vend që të gjejë ngushëllim në mesazhin e tij të fundit telefonik, megjithatë, nëna e Wadi-t, Nawal Musleh, përndiqet nga ajo që mund të mos e zbulojë kurrë. “Kur më vjen ndërmend, sytë e mi nuk ndalen së qari”, i tha ajo CNN-së. «Ne pranojmë çfarëdo që Zoti ka shkruar për ne, por thjesht duam të dimë se çfarë i ka ndodhur djalit tonë». (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos