Donald Trump: Sulmet ndaj oficerëve të policisë në trazirat e 6 janarit ishin incidente të vogla

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 11:10 | Bota

Donald Trump: Sulmet ndaj oficerëve të policisë në trazirat

Në ditën e tij të parë në detyrë, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për faljen e më shumë se 1,500 personave të përfshirë në trazirat e Kongresit të SHBA katër vjet më parë - përfshirë ata të burgosur për vepra të dhunshme.

Sipas mediave të huaja, Donald Trump ka thënë se sulmet ndaj oficerëve të policisë gjatë trazirave të 6 janarit ishin "incidente të vogla".

Në intervistën e tij të parë që nga inaugurimi të hënën, të regjistruar në Zyrën Ovale, Trump i tha Sean Hannity të Fox News se shumica e atyre që u burgosën për trazirat e Kapitolit të SHBA ishin "absolutisht të pafajshëm".

"Askush nuk është trajtuar ndonjëherë kaq keq. Ata janë trajtuar si kriminelët më të këqij në histori", tha Trump më tej, shkruan A2 CNN.

Ai vazhdoi të pretendonte se ata në Kapitolin e SHBA ishin thjesht atje "duke protestuar kundër votave" teksa pretendonin se zgjedhjet e 2020 ishin "të manipuluara".

Kur u pyet nga zoti Hannity për faljet për ata që u burgosën për sulm, presidenti tha: "Ishin incidente shumë të vogla".

Presidenti ishte po aq shpërfillës ndaj kërcënimit të supozuar për sigurinë e SHBA-së nga TikTok.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos