Franca del kundër SHBA, mbështet urdhër-arrestin e lëshuar për Netanyahun

Nga Rosalba Bejdo
21 Maj 2024, 16:00 | Bota

Franca ka dalë kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata penale ndërkombëtare ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Parisi ka shprehur mbështetjen për vendimin e Gjykatës së Hagës që u dënua nga kryeministri Netanjahu, por edhe nga aleati i tij amerikan Joe Bide.

“Lidhur me Izraelin, i takon Dhomës së Procedurës Paraprake të gjykatës që të vendosë nëse do të lëshojë këto urdhërarreste, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga prokurori për të mbështetur akuzat e tij. Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkueshmërisë në të gjitha situatat”, tha ministria e Jashtme franceze.

Paris tha gjithashtu se ka paralajmëruar "për shumë muaj" mbi nevojën për respektim të rreptë të ligjeve ndërkombëtare humanitare dhe "në veçanti për bilancin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës “. Ky qëndrim I Francës shënon një ndarje të madhe me pozicionin e aleatëve perëndimorë, kryesisht Shteteve të Bashkuara. Vendimi I Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka marrë mbështetje edhe nga Belgjika.

Ministri i Jashtëm belg shkroi në rrjetin social X se "krimet e kryera në Gaza duhet të ndiqen penalisht në nivelet më të larta, pavarësisht se kush është përgjegjës". I kundërt ka qenë reagimi i Gjermanisë, e cila I ka dalë në mbrojtje Izraelit dhe luftës së vendit kundër Hamasit. Kryeministri Izraeli reagoi me zemërim pas vendimit, duke thënë se refuzonte me neveri faktin që Izraeli demokratik krahasohej me vrasësit në masë.

Në krah i doli kreu i Shtëpisë së Bardhë Biden, i cili e quajti skandaloz urdhër-arrestin e lëshuar për kryeministrin izraelit, bashkë me ato për krerët e Hamasit. Sakaq, Prokurori i Hagës, Karim Khan, ka hedhur poshtë akuzat e Izraelit dhe disa prej aleatëve të tij që vënë në dyshim pavarësinë e hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos