Gjendet i vdekur një shtetas amerikan në Rusi

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 22:17 | Bota

Gjendet i vdekur një shtetas amerikan në Rusi

Një 56-vjeçar, shtetas amerikan, është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi.

Një gjykatë në Rusi kishte vendosur që amerikani Ernest Harry Mitchel të mbahej në këtë qendër, pasi kishte shkelur rregullat sepse kishte sigurim të pavlefshëm mjekësor dhe “para të gatshme të padeklaruara” kur kishte tentuar të futej në rajonin e ndarë të Gjeorgjisë, Abkhazia, nga Rusia, sipas Kommersant.

Gjykata e gjobiti Michellin me 32 dollarë dhe e urdhëroi dëbimin e tij.

Shkaqet e vdekjes së shtetasit amerikan janë ende të paqarta, por sipas gazetës ruse Kommersant, ai dyshohet të jetë vetëvrarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos