Qeveria e Zelandës së Re vendosi të ndalë përdorimin e telefonave celularë në shkolla dhe kjo për një arsye tepër thelbësore, pasi po vihet re një rënie e aftësisë së nxënësve për të shkruar dhe lexuar.
Studiuesit nga Qendra e Bamirësisë Arsimore e Zelandës së Re paralajmëruan për një krizë të shkrim-leximit që në vitin 2022, kur zbuluan se më shumë se një e treta e 15-vjeçarëve në vend mezi arrinin të lexonin dhe shkruanin.
Kryeministri Luxon ka thënë se do të ndalojë telefonat në shkolla brenda 100 ditëve të para në detyrë, duke miratuar një politikë që tashmë është testuar në SHBA, Britani dhe Francë.
Kjo duhet të ndalojë sjelljen joserioze dhe t’i ndihmojë studentët të përqendrohen më mirë, tha Luxon. (A2 Televizion)