Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Izraeli: Hamasi ka përdhunuar burra dhe gra, kemi prova dhe dëshmi!

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 19:10 | Bota

Izraeli: Hamasi ka përdhunuar burra dhe gra, kemi prova dhe dëshmi!

Studiuesit e Tel Avivit që kanë nisur hetimet për pasojat e sulmeve të dhunshme të 7 tetorit kanë gjetur prova se burrat dhe gratë janë përdhunuar nga Hamasi.

Yael Sherer, zëdhënëse e grupit izraelit të të drejtave të njeriut thotë se ka prova, përfshirë dëshmitë okulare, të dhunës seksuale të ushtruar ndaj të dy gjinive në mes të sulmeve të Hamasit.

"Kishte sulme seksuale dhe përdhunime të të dy gjinive në këto komunitete në jug të Izraelit... ne kemi pak të mbijetuar - jo shumë ," tha Sherer për BBC Radio 4. "Nga trupat duket se viktimat ishin gjymtuar... terroristët u siguruan t'i turpëronin këta njerëz dhe t'i çnderonin ata ", shtoi Sherer.  

Sipas Yael Sherer, provat do të dalin në dritë ndërsa policia izraelite ka nisur hetimin më të madh për dhunën seksuale dhe krimet kundër grave të kryera ndonjëherë në vend.

“Tani është e qartë se krimet seksuale ishin pjesë e planifikimit të Hamasit dhe qëllimi i tyre ishte terrorizimi dhe poshtërimi i njerëzve ”, thotë Sherer.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail” , policia izraelite ka mbledhur mijëra deklarata, foto dhe videoklipe, përmbajtja e të cilave është aq e ashpër sidomos për nënat që shohin vajzat e tyre të gjymtuara, të torturuara dhe të përdhunuara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani