Houthit nuk frikësohen, sulmojnë dy anije amerikane

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 07:51 | Bota

Houthit nuk frikësohen, sulmojnë dy anije amerikane

Dy anije me flamur amerikan që po transportonin mallra për Departamentin amerikan të Mbrojtjes dhe atë të Shtetit u sulmuan nga rebelët houthi të Jemenit, në një ngjarje që po përsëritet gjithnjë e më shpesh në Detin e Kuq.

Sulmet ndaj anijeve “Maersk Detroit” dhe “Maersk Chesapeake” tregojnë edhe njëherë se incidente të tilla ndaj linjave të transportit detar përmes ngushticës së rëndësishme Bab el-Mandeb do të jenë të vazhdueshme.

Kompania daneze Maersk i konfirmoi agjencisë së lajmeve Associated Press emrat e dy anijeve dhe shtoi se në momentet e sulmeve ato po shoqëroheshin nga Marina Amerikane.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane bëri një deklaratë për ngjarje, ku bëri me dije se rebelët lëshuan 3 raketa balistike ndaj anijeve, të cilat fatmirësisht u rrëzuan në det.

Grupi houthi ka nisur sulme ndaj anijeve që nga muaji nëntor për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës duke thënë se po merr hak.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë bërë disa sulme ajrore ndaj vendeve ku ruhen dhe nga ku lëshohen raketat e përdorura nga houthitë gjatë sulmeve. Rebelët tashmë thonë se do të kenë në objektiv edhe anijet amerikane dhe britanike.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani