“Iron Dome” mund të mposhtet, SHBA: Hezbollahu me arsenal shkatërrues raketash e dronësh

Nga Erjon Dervishi
21 Qershor 2024, 16:21 | Bota

Mbrojtja ajrore e Izraelit, “Iron Dome”, mund të mposhtet në rast të një sulmi total nga ana e Hezbollahut. Shqetësimi është ngritur nga zyrtar të lartë amerikan, të cilët kanë folur në kushte anonimati për prestigjiozen amerikane CNN.

Frika se “Iron Dome” mund të jetë vulnerabël ndaj arsenalit të madh të raketave dhe dronëve të Hezbollahut ndahet edhe nga Tel-Avivi, i cili po zhvendos forcat izraelite nga Gaza jugore në veri të Izraelit, në pritje të sulmeve kundër Hezbollahut. Implikimet e një lufte më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të jenë shkatërruese, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

Hezbollahu ka një arsenal raketash dhe dronësh shumë më të madh, më të sofistikuar dhe më shkatërrues se Hamasi. Shumica janë raketa me rreze të shkurtër, por disa mund të arrijnë thellë në Izrael me aftësi precize.

Situata në kufirin verior të Izraelit ka mbërritur në një pikë kthese të rrezikshme e teksa I druhet një shpërthimi të beftë SHBA bën këmbëngul për përmbajtje. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller gjatë një konferencë për shtyp bëri të qartë se mënyra më e mirë për një zgjidhje në kufirin midis Izraelit dhe Libanit do të ishte arritja e një armëpushimi në Gaza.

“Mënyra më e mirë për të pasur një zgjidhje në kufirin Izrael-Liban është arritja e një armëpushimi në Gaza. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe me përfaqësuesit të Izraelit dhe Libanit”, tha Matthew Miller, Zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Sakaq SHBA i ka bërë të qartë Libanit, se Izrali po përgatit një sulm të ‘kufizuar’ kundër Hezbollahut dhe në rast të një inkursioni Tel-Avivi do të ketë mbështetjen e fortë të Washingtonit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024