Tjetër lider i Hezbollahut është eliminuar nga ushtria izraelite. Këtë fakt e ka bërë të ditur përfaqësues të IDF-së. Komandantët e zonës luftarake, forcat inxhinierike dhe koordinatorët e sulmeve ishin në mesin e të vrarëve, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë.
Sulmi u krye gjatë një operacioni të përbashkët midis Forcave Ajrore izraelite dhe Brigadës Golani, e cila ka kryer bastisje tokësore në Libanin jugor gjatë ditës së kaluar, shtoi ai. IDF tha gjithashtu se shkatërroi një strukturë tjetër ushtarake në një sulm tjetër dhe sekuestroi armë dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve, shkruan A2 CNN.
Sulme ka pasur edhe nga Hezbollahu, duke synuar atë që e quajti "bazën e Sakhninit" të Izraelit për industritë ushtarake në Gjirin e Haifa në bregun e Mesdheut të Izraelit verior. Izraeli, i cili ka luftuar Hamasin në territorin palestinez të Gazës për gati një vit, dërgoi trupa në Libanin jugor të martën pas dy javësh sulmesh ajrore intensive në një konflikt të përkeqësuar që ka tërhequr Iranin dhe rrezikon të thithë Shtetet e Bashkuara.
Sakaq, Presidenti i SHBA, Joe Biden iu përgjigj pyetjeve mbi konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme përpara se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Florida dhe Georgia. I pyetur nëse do të mbështeste Izraelin që të godiste rezervat e naftës të Iranit si hakmarrje për sulmin masiv me raketa të së martës kundër Izraelit, Biden e la derën hapur, duke u thënë gazetarëve: "Ne jemi në diskutime për këtë", por "asgjë nuk do të ndodhë sot; do të flasim për këtë më vonë”. Presidenti nuk pranoi të përvijojë se çfarë sanksionesh po shqyrton SHBA kundër Iranit.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke folur në Doha, tha se Teherani do të ishte i gatshëm të përgjigjej dhe paralajmëroi kundër "heshtjes" përballë "luftënxitësit" të Izraelit. “Çdo lloj sulmi ushtarak, akti terrorist apo kalimi i vijave tona të kuqe do të përballet me një përgjigje vendimtare nga forcat tona të armatosura”, tha ai. (A2 Televizion)