“Netanjahu më vendosi përgjues në tualetin e ministrisë”, rrëfimi tronditës i Boris Johnson

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 19:44 | Bota

“Netanjahu më vendosi përgjues në tualetin e

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë një rrëfim tronditës në librin e tij të titulluar “Unleashed”, nga koha kur ishte kreu i diplomacisë së Londrës.

Sipas Johnson një pajisje përgjimi u gjet në banjën e tij personale në godinën e Ministrisë së Jashtme, për të cilën pretendon se është përdorur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Ish-kryeministri britanik pretendon se kur Netanjahu vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete pasi lideri izraelit kishte dalë prej aty, raporton A2.

Johnson thotë se Netanjahu u justifikua për të shkuar në tualet. "Atje Bibi e riparoi për një kohë dhe mund të jetë ose jo një rastësi, por më është thënë se më vonë, kur ata po bënin një kontroll të rregullt për defektet, gjetën pajisje përgjimi”, shkruan ish-lideri britanik në librin e tij.

Kur u pyet gjatë një interviste me The Telegraph nëse ai mund të jepte më shumë detaje mbi atë që ndodhi, Johnson u përgjigj: “Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër".

Është e paqartë nëse mes Londrës dhe Tel Avitit ka pasur shkëmbime informacionesh për incidentin të cilit i referohet Johnson në librin e tij. Por, në të njëjtën kohë, së cilës ish-kryeministri britanik i referohet, për palën izraelitë pati akuza edhe nga amerikanët se kanë vendosur pajisje përgjimi në Shtëpinë e Bardhë, shkruan A2.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli kishte të ngjarë të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të vëzhgimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera të ndjeshme rreth Uashingtonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos