SHBA-ja vijon të cilësohet si vendi me ushtrinë më të fuqishme në botë, ndërsa pas saj renditen Rusia dhe Kina.
Në renditjen e “Ushtrive më të forta të botës në 2024-n”, rezulton se ushtria turke ka fituar tri vende, duke shkuar nga e 11-a në vendin e 8, duke lënë pas vende si Gjermania dhe Franca.
Renditja është bërë nga kompania me bazë në SHBA, “Global Firepower”, e cila bazohet në ekzaminimin nga afër fuqitë ushtarake të shteteve të botës çdo vit.
Në renditje janë marrë parasysh karakteristikat e ushtrive të vendit si zhvillimi teknologjik, forca njerëzore, qëndrimi i gjatë në terren dhe lëvizshmëria.
Këto janë 20 ushtritë më të forta në botë:
SHBA
Rusia
Kina
India
Koreja e jugut
Mbretëria e Bashkuar
Japonia
Turqia
Pakistani
Italia
Franca
Brazili
Indonezia
Irani
Egjipti
Australia
Izraeli
Ukraina
Gjermania
Spanja (A2 Televizion)