Një moment të vështirë po kalon familja Trump këtë javë, pasi mamaja e Melanie ndërroi jetë, ditën e martë, në moshën 78-vjeçare.
“Një grua të jashtëzakonshme”, e cilësoi ish-presidenti vjehrrën e tij, e cila “la një brengë në të gjithë familjen Trump”.
“Nëna e mrekullueshme e Melanisë, Amaljia, shkoi në një vend të bukur në qiell. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme dhe nuk kemi fjalë ta përshkruajmë sesa do të na mungojë”, shkroi ish-presidenti në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një foto të tij me vjehrrën.
Amaljia prej disa kohësh vuante nga një sëmundje dhe Melania që prej Krishtlindjeve qëndroi pranë saj në rezidencën Mar-a-Lago për t’u kujdesur.
Melania nuk zbuloi shkakun e vdekjes, por Donald tha në natën e Vitit të Ri, se vjehrra e tij ishte shumë e sëmurë. (A2 Televizion)