Komploti në Gjermani! Fillon gjyqi ndaj grupit që do rrëmbente kancelarin Olaf Scholz

Nga Erjon Dervishi
18 Qershor 2024, 15:57 | Bota

Tetë persona, anëtarë të ekstremit të djathtë në Gjermani, kanë dalë para gjyqit në Mynih, me akuzën e krijimit të një grushti shteti dhe largimin e kancelarit Olaf Scholz.

Grupi vepronte nën emrin ‘Qytetarët e Rajhut’. Ata besojnë se demokracia e sotme gjermane ëashtë është një fasadë e paligjshme dhe se ata janë qytetarë të një monarkie që, siç thonë ata, përjeton me negativitet disfatën e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

Të pandehurit në gjyqin e Mynihut akuzohen se kanë pasur role të ndryshme brenda të ashtuquajturit këshill i cili planifikoi të ngrinte një Gjermani ndryshe nëse grushti i tyre do të ishte i suksesshëm.

Të akuzuarit, duke përfshirë një mjek të përgjithshëm, një kuzhinier të famshëm dhe një astrolog, akuzohen se shërbenin si këshilli drejtues i komplotit dhe, sipas prokurorëve kishin krijuar një kabinet, që do të vihej më pas në funksion nëse plani për të sulmuar ndërtesën e parlamentit dhe rrëzuar qeverinë, do të zbatohej me sukses.

“Gjithsej 500 mijë euro dyshohet se janë mbledhur nga të akuzuarit, si dhe një numër i madh armësh, thanë prokurorët. Prokurorët thonë se grupi kishte plane për të rrëmbyer kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Grupi planifikoi të vendoste të ashtuquajturin aristokrat gjerman dhe investitorin e pronave Heinrich XIII Prinz Reuss, i cili është pasardhës i një dinastie tashmë pa fron, si kreun kujdestar të shtetit.

Tetë të pandehurit janë në mesin e gjithsej 26 të akuzuarve që përballen në gjyq këtë vit. Së bashku, ato përbëjnë një nga procedurat më të mëdha ligjore në historinë gjermane. Komploti terrorist u zbulua nga autoritetet në fund të vitit 2022.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024