Kush është kryeministri i Sllovakisë që iu bë atentat?

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 16:34 | Bota

Kush është kryeministri i Sllovakisë që iu bë atentat?

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e vitit të kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD. Ai u rikthye në pushtet pas premtimeve për të ndërprerë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, por njëkohësisht mohoi të ishte pro-rus.

Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.

"Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë municione në Ukrainë”, tha Fico para mbështetësve gjatë fushatës së tij.

Ky premtim, por edhe deklaratat për t’u rezistuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, bënë që disa ta krahasojnë Fico me kryeministrin e djathtë populist të Hungarisë, Viktor Orban.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli