Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Lufta diplomatike SHBA-Rusi, Moska iu ndalon hyrjen 200 amerikanëve

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 18:19 | Bota

Lufta diplomatike SHBA-Rusi, Moska iu ndalon hyrjen 200 amerikanëve

Përveç luftës në terren që po zhvillon prej shkurtit të dy viteve më parë në Ukrainë, Rusia ka dhe një betejë diplomatike me vendet që e kundërshtojnë këtë agresion të saj dhe që ajo i ka futur në listën e vendeve jomiqësore.

Së fundmi, me një vendim të ri, Kremlini ka ndaluar hyrjen në vend të mbi 200 shtetasve amerikanë, përfshirë këtu dhe këshilltarin politik të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe zëdhënësin e këtij institucioni, Mattheë Miller.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha përmes një deklarate se 227 amerikanëve u është ndaluar hyrja në Rusi sepse ata janë të përfshirë në hartimin, zbatimin dhe justifikimin e kursit rusofobik të administratës aktuale të Shteteve të Bashkuara si dhe janë të përfshirë drejtpërdrejtë në veprimet kundër Rusisë.

Përveç Millerit, në listë janë përfshirë edhe ish-ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, ish-sekretari i Thesarit, Lawrence Summers, zëvendës përfaqësuesja për tregti, Sarah Bianchi dhe drejtori për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Alexander Vidman.

Një ditë më herët, Austria urdhëroi dy diplomatët rusë të largoheshin nga shteti, pasi tha se ata kishte vepruar në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik, duke i shpallur persona të padëshiruar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë