Informacioni është arma më e rrezikshme e cila po përdoret nga Rusia për të goditur vende të ndryshme. Kështu pretendon gazetarja, pedagoia dhe verifikuesja e fakteve në Ukrainë, Olena Churanova.
Në një intervistë për Ditarin e Kosovës në A2 CNN ajo paralajmëron mbi rrezikun e luftës hibride të Putinit, i cili sic thotë ka interes të destabilizojë Kosovën dhe rajonin për ta devijuar vëmendjen nga lufta në Ukrainë!
Ekspertja bën thirrje të tregohet vemendje ndaj keqinformimit dhe narrativave dashakeqe.
INTERVISTA E PLOTË
-A mendoni se Ballkani Perëndimor është i ekspozuar ndaj dezinformatave dhe si po ndikon në rajon nje praktike e tille?
“Nga përvoja jonë, sepse Ukraina duhet të perballet me këtë kërcënim dhe duhet të trajtojë dezinformimin rus, jo vetëm gjate viteve te luftes, por edhe kohe me pare, madje edhe gjate epokes sovjetike, por edhe perandorisë ruse; mund të themi se Rusia gjithmonë është përpjekur të përdorë dezinformimin si armë dhe mund ta drejtojë atë në vende e rajone të ndryshme. Ata përdorin mjete nga më të ndryshmet përti përhapur këto narrativa.. Për shembull, në vende të tjera, Rusia përdori jo vetëm Sputnik siç e dime, që është një mjet konkret për përhapjen e keqinformimit, por edhe qendra kulturore, si qendrat e miqësisë me Rusinë, për shembull, për të përhapur lajmet e rreme. Pra, nëse keni qendra të tilla, jeni të ekspozuar ndaj keqinformimit.”
-Gjithnjë e më shumë po paralajmërohet mbi rreziqet enjë lufte hibride ruse në rajon, e cila përfshin edhe përhapjen e lajmeve të rreme. Mendoni se po ndodh diçka e tillë dhe cili mund të jetë interesi i Rusisë?
“Unë po flas nga pikëpamja e Ukrainës. Qëllimi kryesor për Rusinë është të fitojë këtë luftë dhe te beje gjithçka që mundet për ta ndihmuar ta konkretizojë këtë synim. Ajo po përpiqet p.sh, të ndalojë mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës dhe për të ulur vëmendjen ndaj vendit tonë. Ata po punojnë në mënyrë aktive edhe në vende te tjera, duke përhapur histori të rreme, si për shembull se Kievi rrëmbeu të gjitha ndihmat ndërkombëtare, ose se vodhi armë dhe I shet në tregje të zeza. Por këto janë të gjitha pretendime që nuk qëndrojnë, që nuk mbështeten në fakte. Rusët përhapin gjithashtu narrativën se nuk ka nevojë të mbështetet Ukraina , se nuk duhet ti kushtohet vëmendje asaj që ndodh në Ukrainë. Dhe për ta është e rëndësishme pasi nëse bindin shtetet e tjera për kete, ne thjesht mund ta humbim luftën.”
-Kosova, nuk e di nëse jeni në dijeni të zhvillimeve atje, është një ndër vendet në rajon që ndihen me të kërcënuara nga Rusia, të cilën e akuzojnë se po përdor Serbinë për ta destabilizuar. Autoritetet atje thonë se Moska është e interesuar për një luftë në Ballkan për ta larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë. A mendoni se ka bazë për këto shqetësime?
"Mendoj se ka, dhe këtë mund ta shohim tek mënyra se si Rusia e përdori situatën me Izraelin dhe Gazën. Dhe në fakt, Rusia po përpiqet të përdorë të gjitha rajonet e cënueshme dhe të ekspozuar ndaj konflikteve, sic është edhe rasti i Kosovës. Ata mund të synojnë t’i trazojnë ujërat në këto rajone në mënyrë që vendet e tjera ti kushtojnë më pak vëmendje Ukrainës…Ato e përdorin konfliktin mes Izraelit dhe Gazës, dhe panë se kjo ishte e suksesshme. Sigurisht tani duan të përdorin edhe rajone të tjera për të bërë të njëjtën gjë. Pra, sigurisht, të gjithë duhet t’i kushtojnë më shumë vemendje. Cfarë narrativash po përhapen në rajon? Cilat media po i përhapin ato narrativa? Dhe ndoshta ju pastaj duhet të veproni e të merrni masa lidhur me këto media…"
-Sipas eskperiencës suaj, cfarë duhet të bëjmë për të luftuar dezinfomimin në rajonin tonë?
“Duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje mediave ruse ose organizatave, partive që mund të lidhen disi me Rusinë dhe t'i kushtohet më shumë vëmendje narrativave që këto agjentë të përhapin, të analizohen për të kuptuar se si trajtoni ato. Mendoj se do të jetë aktiviteti më i dobishëm. Përsëri bazuar në përvojën tuaj, një vend i rrezikuar nga një konflikt i mundshëm cfarë duhet të ketë parasysh? Si duhet të përgatitet ky vend në botën moderne?
Duhet të përgatiteni në fronte të ndryshme. Natyrisht, nuk keni pse të braktisni ushtrinë tuaj. Ushtria është shumë e rëndësishme për mbrojtjen. Gjithashtu, duhet të mbani mend se përveç armëve të verteta, informacioni është tani një armë më e rrezikshme. Pasi fillimisht armiku vjen në mendjen tuaj; dhe nëse kontrollon mendjen tuaj bëhet me e lehtë t’iu luftojë edhe me armë të vërteta. Pra, është e rëndësishme ta dini këtë dhe të rrisni ndërgjegjësimin, në të gjitha nivelet.. Që tek kopshtet. Sepse ne e dimë që fëmijët sot, ata fillojnë të përdorin telefonat inteligjentë edhe para se të mësojnë të lexojnë. Pra, ne duhet t’i përgatisim fëmijët tanë në këtë botë, që ata të hapin smartfonin e tyre dhe te verifikojnë çfarë do informacioni që mund të shohihin atje, në TikTok apo rrjetet e tjera sociale.. Ata duhet të jenë të përgatitur se si ta verifikojnë atë. Si të dallojnë nëse është lajm i rreme , nëse është foto e krijuar nga inteligjenca artificiale apo dicka tjetër.” (A2 Televizion)