Pas atentatit ndaj Robert Fico, në radio në Belgjikë bëhet thirrje për të qëlluar kryeministrin

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 16:47 | Bota

Pas atentatit ndaj Robert Fico, në radio në Belgjikë bëhet

Kryeministri i Belgjikës, Alexandre de Croix , shkoi në kundërsulm kur iu tha nga stafi i tij se një producent lokal i radios gjoja u kishte kërkuar dëgjuesve që ta qëllonin.

Pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico dhe kërcënimeve me vdekje për shefin e qeverisë polake Donald Tusk, edhe në Belgjikë ka pasur thirrje për të qëlluar mbi kreun e ekzekutivit.

Politico raporton se kryeministri Alexander de Croix ka ngritur një padi kundër një gazetari lokal, i cili gjatë një emisioni radiofonik u ka kërkuar dëgjuesve që të qëllojnë mbi shefin e qeverisë.

Siç raportohet nga rrjeti i transmetimit publik flamand VRT, drejtuesi i radios së stacionit lokal Wagerem1 nuk ngurroi të thoshte gjatë transmetimit të tij: “Për të gjithë ata që po mendojnë të qëllojnë Alexander de Cro, por nuk guxojnë për shkak të sigurisë që ka ky djalë. E shihni se është e mundur të qëlloni një kryeministër. Kështu që unë do të thoja: Vazhdoni!”.

Në një postim në platformën X, Barde Leitz, drejtor i komunikimit për zyrën e kryeministrit, tha se "ky gazetar në veçanti u bëri thirrje dëgjuesve të hapnin zjarr pavarësisht nga siguria përreth kryeministrit të Belgjikës”.

Ai shtoi se fjalët e gazetarit janë thënë pak orë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, ngjarje të cilën ai e komentoi në transmetim live.

Thirrja për dhunë është e dënueshme. Ankesa është dorëzuar në policinë e Varegem. Kryeministri po vazhdon fushatën e tij normalisht”, tha zëdhënësi i tij.

Nga ana tjetër, gazetari u përpoq të justifikohej duke treguar se atë që u dëgjua në emisionin e tij rreth 3 javë para zgjedhjeve federale të 9 qershorit, e tha me shaka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos