Agjencia e Mbrojtjes Civile e drejtuar nga Hamasi sapo ka ndarë një përditësim mbi ndikimin e luftës në Gaza gjatë 15 muajve të fundit.
Sipas mediave të huaja, Agjencia ka deklaruar se ekuipazhet e Shërbimit të Mbrojtjes Civile gjetën mbi 38,300 trupa të vdekur dhe shpëtuan 97,000 njerëz të plagosur, nga zonat e shënjestruara nga Izraeli.
Një vlerësim thotë se më shumë se 10,000 trupave të vdekur janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, ende për t'u gjetur, shkruan A2 CNN.
Agjencia "nuk mundi të gjente asnjë gjurmë" të rreth 2,840 njerëzve të vrarë. Ai thotë se kjo është për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta të prodhuara nga armët e ushtrisë izraelite gjatë shpërthimeve.
Ekuipazhi arriti të kontrollonte 22,403 zjarre të shkaktuara nga sulmet në zonat e synuara dhe evakuoi 42,000 mijë persona nga zonat dhe shtëpitë "që konsideroheshin shumë të rrezikshme për të qëndruar". (A2 Televizion)