Pas Donald Trump, gruaja e tij Melania lëshon në treg kriptovalutën e vet

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 13:24 | Bota

Pas Donald Trump, gruaja e tij Melania lëshon në treg

Melania dhe Donald Trump sapo kanë lançuar kriptovalutat e tyre ndërsa Bitcoin arrin një tjetër rekord të lartë.

Sipas mediave të huaja, zonja e parë në ardhje e SHBA-ve e ka bërë të ditur këtë lajm dje me një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘X’.

Një ditë më parë, Trump lançoi ‘monedhën e memeve’ $Trump, duke u thënë përdoruesve në platformën e tij të mediave sociale Truth Social: "Është koha për të festuar gjithçka që ne mbrojmë: FITORE!"

Pavarësisht se ishte kritik ndaj kriptomonedhës në mandatin e tij të parë, Trump ka krijuar rrethin e plotë dhe tani është një kampion i monedhës së decentralizuar.

Këtë mëngjes, Bitcoin arriti në 109,000 dollarë, vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, pasi investitorët vënë bast se Presidenti i ri do t'i jepte industrisë një nxitje kur të vinte në detyrë.

Gjatë fushatës ai premtoi të ndërmerrte disa hapa në fillim të Presidencës së tij, për ta kthyer SHBA-në në "kryeqytetin e kriptove" të botës, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos