Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Me sy të nxjerrë dhe vesh të prerë, Rusia ndëshkon autorët e masakrës

Nga Rosalba Bejdo
25 Mars 2024, 10:28 | Bota

Me sy të nxjerrë dhe vesh të prerë, Rusia ndëshkon

Me fasho në fytyrë dhe shenja të dukshme rrahjeje, 4 personat e dyshuar për masakrën në sallën e koncerteve në Rusi u shfaqën në një gjykatë të Moskës, ku u akuzuan për kryerjen e një akti terrorist.  

Njëri prej tyre u soll para gjykatës drejtpërdrejtë nga spitali me një karrocë dhe qëndroi me sy të mbyllur përgjatë gjithë seancës. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, atij dukej se i mungonte njëri sy, ndërsa një tjetri veshi.

Më herët në media qarkulluan video të marrjes brutale në pyetje nga forcat e sigurisë dhe raportimet sugjeruan se të paktën njëri prej tyre u ishte nënshtruar shokut elektrik. Burrat u identifikuan si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov, të gjithë shtetas të Taxhikistanit.

Siç thuhet, tre prej tyre i pranuan fajin për të gjitha akuzat, ndërsa të katërt do të mbahen në paraburgim deri më 22 maj. Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përsipër autorësinë e sulmit të së premtes në sallën e koncerteve Crocus, duke postuar edhe video për ta vërtetur këtë. Por, autoritetet në Rusi pretendojnë përfshirjen e Kievit dhe kanë sugjeruar pa ofruar prova se Ukraina kishte përgatitur një dritare kalimi në kufirin pranë rajonit të Bryansk, për të mundësuar arratisjen e tyre.  

Akuzat u cilësuan absurde nga Presidenti Volodymyr Zelenski: “Është e qartë se Putini dhe mashtruesit e tjerë po përpiqen të gjejnë dikë tjetër për t’ia faturuar fajin. Metodat janë gjithmonë të njëjta. E kemi parë edhe më herët: godina të shkatërruar, të shtëna dhe shpërthime. Gjithmonë kërkojnë të fajësojnë dikë tjetër”.

4 personat e armatosur mësynë sallën në periferinë veriore të Moskës, duke qëlluar pa dallim ndaj 6000 njerëzve që po merrnin pjesë në një koncert roku. Agresorët i vunë më pas zjarrin ambjentit, duke shkaktuar shembjen e çatisë së godinës.

Sipas autoriteteve ruse, të paktën 137 persona mbetën të vrarë në sulm dhe mbi 100 të plagosur.    

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi