Teleskopi Hapësinor James Webb ka pikasur dy nga galaktikat më të largëta që janë parë ndonjëherë nga syri i njeriut.
Bingjie Wang nga Kolegji i Shkencave të Penn State Eberly dhe një anëtar i ekipit JWST UNCOVER ishin ata që i zbuluan dy galaktikat duke përdorur rrezet infra të kuqe.
Një lente masive gravitacionale e cila ndodhet rreth 3.5 miliardë vite dritë nga ne dhe e pranishme në formën e grumbullit të galaktikave të njohur si Abell 2744, doli të ishte një ndihmë e madhe për zbulimin.
Graviteti i pamasë i grumbullimit shtrembëron mjaftueshëm strukturën e hapësirë-kohës për të zmadhuar dritën e galaktikave në një distancë të madhe.
Bingjie dhe anëtari i JWST UNCOVER përdorën teleskopin hapësinor James Ëebb për të dalluar galaktikat e zmadhuara nga thjerrëzat kozmike.
Ekipi më pas identifikoi dy galaktikat me zhvendosje të lartë të kuqe. Një nga galaktikat, UNCOVER-z13 ka një zhvendosje të kuqe prej 13.079. Është galaktika e dytë më e largët e njohur. Galaktika tjetër, UNCOVER-z12, ka një zhvendosje të kuqe prej 12.393 dhe është galaktika e katërt më e largët për ne.
Wang përshkroi ndryshimin midis galaktikave të zbuluara më parë dhe atyre të zbuluara së fundmi.
"Galaktikat e zbuluara më parë në këto distanca shfaqen si një pikë në imazhet tona," tha Ëang. "Por një prej fotove tona, e tregon atë të zgjatur, pothuajse si një kikirik, dhe tjetri duket si një top me gëzof."
Thuajse një milion milje larg, teleskopi James Ëebb vijon të shkrepë foto “të së shkuarës së largët”.
Që nga transmetimi i të dhënave të tij të para, ai ka bërë zbulime mahnitëse, duke përfshirë një shtëllungë uji që zgjatej në 6000 milje dhe një galaktikë që u formua më shumë se 13 miliardë vjet më parë.
Teleskopi është një mrekulli inxhinierike: pasqyra e tij masive bën të mundur mbledhjen e dritës nga objektet më të zbehta. Ajo ka mënyra të shumta për të bllokuar dhe zbërthyer atë dritë, duke na dhënë portrete të detajuara të galaktikave të largëta dhe fqinjëve të afërt thuajse me të njëjtën qartësi.
Teksa Web vijon udhëtimin e tij të largët, që nga lëshimi i tij në hapësirë na ka treguar se mënyra sesi ne e shohim universin nuk do të jetë më e njëjta.
Grupi i galaktikave, i njohur si Kuinteti i Stefanit. Galaktika në të majtë është 40 milionë vite dritë larg ndërsa katër galaktikat në të djathtë janë 250 milionë vite dritë larg. Në një foto ne shohim me dhjetëra miliona dhe qindra milionë vite në të shkuarën. (A2 Televizion)