Publikohet video, Izraeli pretendon se zbuloi tunelin e Hamasit që del në spitalin e fëmijëve Al Radisi

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 16:06 | Bota

Publikohet video, Izraeli pretendon se zbuloi tunelin e Hamasit që del

Pretendimet se tunelet në Rripin e Gazës janë kthyer nga Hamasi në bazë milicie dhe që hyrjet e daljet i kanë në spitale e shkolla, Izraeli ka zgjedhur t’i provojë me një video.

Pamjet tregojnë zëdhënësin e ushtrisë izraelite, kundëradmiralin Daniel Hagari duke hyrë në një prej tuneleve të Hamasit, i cili daljen  e ka në spitalin fëmijëve të Gazës, Al-Radisi.

"Ne gjetëm prova që sugjeronin se Hamasi po mbante pengje këtu", tha zëdhënësi i IDF-së.

Komandot e njësisë Shayetet 13 dhe anëtarët e Brigadës 401 të Blinduar të IDF, të cilët bastisën spitalin, pretendojnë se zbuluan shenja identifikuese të Hamasit në bodrumin e kompleksit.

Në video-mesazh, Hagari thotë se "poshtë spitalit, në bodrum, gjetëm një qendër operacionale të Hamasit, jelekë antiplumb, granata, kallashnikovë AK-47, pajisje shpërthyese, RPG (raketëhedhës) dhe armatime të tjera.

"Pas masakrës së 7 tetorit, terroristët e Hamasit u kthyen në këtë spital pasi therën izraelitët brenda shtëpive të tyre. Hamasi fshihet brenda spitaleve. Sot po ia zbulojmë të gjithë botës”, pohoi zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite.

Kundëradmirali Haggari po ashtu thotë se IDF ka punuar prej ditësh për të evakuuar në mënyrë të sigurt pacientët nga Al-Radisi dhe spitalet e tjera në veri të Gazës.

Lufta është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës. Sidomos jo kundër të sëmurëve, grave dhe fëmijëve”, thekson ai dhe akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos