"Pajisini shtetet me injeksione", Trump rivendos dënimin federal me vdekje

Nga Erjon Dervishi
21 Janar 2025, 23:07 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi urdhrin për rivendosjen e dënimit federal me vdekje, duke abroguar ligjin e Joe Biden të vitit 2021. Trump urdhëroi gjithashtu prokurorin e përgjithshëm të kërkonte dënimin me vdekje "pavarësisht nga faktorët e tjerë" kur një rast përfshin vrasjen e një agjenti ose krime të tjera kapitale, të kryera nga të huaj të pranishëm në mënyrë të paligjshme në vend, si dhe të "ndërmarin të gjitha veprimet e nevojshme dhe të ligjshme" për të siguruar që shtetet të kenë mjaftueshëm barna për injeksion vdekjeprurës.

Sipas të dhënave nga mediat amerikane, vetëm tre të pandehur mbeten në dënim me vdekje pasi Biden shfuqizoi 37 dënime me vdekje në burgim të përjetshëm, shkruan A2.

Ndërkohë, menjëherë pas inaugurimit të tij, Trump filloi të pushojë nga puna punonjës të qeverisë Biden. Katër punonjës të rangut të lartë janë pushuar nga puna dhe po përgatitet shkarkimi i "më shumë se një mijë" punonjësve të tjerë, tha Trump në rrjetin social "Truth Social".

Nga puna u pushua edhe kreu i Rojes Bregdetare amerikane, Linda Fagan. Qëllimi i deklaruar i Trump është të zvogëlojë madhësinë e qeverisë dhe të eliminojë rezistencën ndaj politikave të tij.

Midis të shkarkuarve ishte edhe ish-shefi i stafit dhe kritiku i hapur i Trump, Mark Milley, i cili kishte një post në Këshillin e Infrastrukturës të qeverisë. 

Si rrjedhojë, shtetet amerikane kanë nisur veprimin e tyre të parë ligjor kundër administratës Trump në përpjekje për të bllokuar dekretin për heqjen e dekretit për familjet pa nënshtetësi amerikane, por që sjellin në jetë një fëmijë në SHBA. Në padi, shtetet demokratike pretendojnë se heqja e ligjit shkel Kushtetutën dhe ligjet e imigracionit.

Trump abrogoi mbi 70 vendime të Joe Biden, ndërsa zyrtarizoi faljen e afro 1 500 personave që ishin të përfshirë në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol Hill. 

Dioqeza e Uashingtonit kërkoi nga Trump që të tregonte mëshirë për personat LGBT, por Trump nuk u shfaq i lumtur gjatë komenteve dhe i hodhi poshtë ato kur iu kërkua një reagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos