Pamjet e “Ujkut Polar”, zbulohet burgu ku do të vuajë dënimin lideri i opozitës ruse

Nga Xhevahir Qardaku
4 Janar 2024, 10:35 | Bota

Agjencia e Lajmeve, Reuters ka mundur të sigurojë pamje të kompleksit të burgut, brenda rrethit arktik, ku qëndron për të vuajtur dënimin e tij, prej gati 3 javësh tashmë, lideri i opozitës ruse, Alexei Navalni.

Ai qëndron në burgun e njohur si IK-3, pjesë e kolonisë së “Ujkut Polar” që konsiderohet një prej sistemeve më të ashpër të vuajtjes së dënimit në Rusi.

Atje dërgohen të dënuarit për krime të rënda dhe për gati 5 muaj temperaturat janë -30 gradë celcius.

Alexei Navalni u dënua në gusht të vitit të shkuar, me 19 vite burg dhe një pjesë të mirë të dënimit do duhet ta vuajë pikërisht në këtë burg. 

Ky sistem burgjesh, në qytetin Kharp, 60 km në veri të Arktikut, është ngritur që në vitet ’60, pasi më herët kanë shërbyer si kampet e punës së ish Bashkimit Sovjetik. 

A2 CNN Livestream

A2 Sport