Dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, raporton agjencia e lajmeve Safa, citon BBC. Sulmi izraelit vjen disa orë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit paralajmëruan banorët në pjesë të Gazës veriore që të evakuohen nga rajoni. Zëdhënësi i IDF-së Avichay Adraee tha në atë kohë se ushtria izraelite po operonte "me forcë të madhe" në zona duke përfshirë Beit Hanoun, Jabalia dhe Beit Lahia, shkruan A2 CNN.
Izraeli rriti ofensivën e tij ajrore dhe tokësore në Gaza me më shumë sulme ndaj militantëve të Hamasit dhe posteve komanduese të hënën, ndërsa të dyja palët shënuan përvjetorin e parë të një lufte që ka shkatërruar një pjesë të madhe të territorit dhe ka shkatërruar jetët e njerëzve të saj. Nga ana e tij, Hamasi tha se goditi kryeqytetin tregtar të Izraelit Tel Aviv me një raketë, duke ndezur sirenat në Izraelin qendror. Dy persona u plagosën lehtë, sipas shërbimit të ambulancës izraelite.
Ndërkohë në një paraqitje para kamerës, një zëdhënës i Hamasit vuri në dukje situatën e vështirë të pengjeve izraelite dhe bëri thirrje për ndalim të raketave të nga Tel-Avivi. “Morali dhe gjendja shëndetësore e pengjeve të mbetura është bërë jashtëzakonisht e vështirë. Rreziqet rreth tyre shtohen dita-ditës. Fati i pengjeve të armikut është i lidhur me një vendim të qeverisë pushtuese. Kjo çështje është jashtëzakonisht serioze dhe e rrezikshme. Ne nuk e përjashtojmë faktin që çështja e tyre do të futet në një tunel të errët që është i mbyllur dhe i shtyrë për një kohë të pacaktuar e dështimit strategjik dhe moral për armikun në historinë e tij”, tha Ebu Obiada, zëdhënës ushtarak i Brigadave Qasam.
Më tej ai paralajmëroj se ajo që ndodhi me pengjet izraelitë në Rafah mund të përsëritet me të tjerët për sa kohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij vazhdojnë të jenë të papajtueshëm. Khaled Meshaal, kreu i zyrës politike të Hamasit në mërgim, u bëri thirrje vendeve arabe dhe myslimane të hënën të nisin “fronte të reja të rezistencës (kundër Izraelit) për hir të lirisë dhe dinjitetit”. (A2 Televizion)