Vetëm 6 ditë në detyrë, bandat vrasin kryebashkiakun

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 17:27 | Bota

Vetëm 6 ditë në detyrë, bandat vrasin kryebashkiakun

Kryetari i bashkisë në një qytet meksikan, i rrënuar nga dhuna për shkak të drogës, është vrarë nga persona të armatosur më pak se një javë pasi mori detyrën.

Alejandro Arcos u gjet i vdekur në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerreros. Ai ishte betuar si kryetar bashkie prej vetëm gjashtë ditë më parë.

Guvernatorja Evelyn Salgado ka thënë se qyteti është në zi për një vrasje që e mbush me indinjatë.

Vdekja e tij erdhi tri ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia u qëllua për vdekje.

Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna, teksa kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos