Po performonte përpara ushtarëve rus, raketa vret aktoren

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 17:17 | Bota

Po performonte përpara ushtarëve rus, raketa vret aktoren

Një aktore ruse ka humbur jetën së fundmi në Ukrainë nga një sulm me raketa, teksa ishte duke performuar për ushtarët rusë, në një nga zonat e okupuara.

Polina Menshikh, së bashku me 20 ushtarë të tjerë, humbën jetën teksa aktorja po jepte një shfaqje me rastin e një feste të ushtrisë ruse.

Mendohet se ka qenë një raketë ajo që ra në sallën e teatrit dhe shkaktoi bilancin fatal të viktimave teksa Menkish po performonte me kitarë.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase konfirmoi raportimin e mediave për sulmin, teksa teatri me qendër në Shën Peterburg në shfaqjen e radhës do të përkujtojë aktoren Menshikh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos