Protesta kundër luftës në Izrael: Kërkohet lirimi i pengjeve e dorëheqja e Benjamin Netanyahu-t

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 08:35 | Bota

Protesta kundër luftës në Izrael: Kërkohet lirimi i pengjeve

Në Tel Aviv kanë shpërthyer përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së shtunës për të protestuar kundër qeverisë dhe duke bërë thirrje që pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza të kthehen në shtëpi.

Protestuesit mbanin në duar foto të disa ushtareve femra të cilat u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, e të tjerë mbanin pankarta në të cilat shkruanin “Nadloni luftën dhe ndihmoni njerëzit.”

Sipas raportimeve, ata i bënë thirrje qeverisë që të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve. Nuk munguan as thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Vonë gjatë të shtunës u vunë në pranga shtatë persona që morën pjesë në protestë dhe të paktën një protestues ka mbetur i lënduar, sipas raportimeve të gazetës izraelite Haaretz.

Protesta pati edhe në qytete të tjera të vendit përfshirë këtu edhe qytetin-port të Haifas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos