Grabitja e pazakontë, hajdutët e armatosur vjedhin 40 ton avokado në mes të autostradës

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 13:01 | Bota

Grabitja e pazakontë, hajdutët e armatosur vjedhin 40 ton avokado

Fermerët e avokados kanë qenë prej kohësh në shënjestër të grabitjeve ose bashkëpunimit për të fshehur drogën, nga kartelet në Meksikë, por vjedhja e një dërgese të madhe është thuajse e rrallë.

Jo dhe aq e pazakontë për shtetin perëndimor të Michoacan, që njihet edhe si prodhuesi kryesor i avokados në Meksikë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të këtij rajoni njoftoi së fundmi se një grup burrash të armatosur në dy grabitje të veçanta kanë vjedhur dy kamionë mallrash të ngarkuar me nga 20 ton avokado secili.

Sipas hetuesve, grabitësit kanë dalë në mes të autostradës dhe nën kërcënimin e armëve kanë detyruar shoferët të dorëzojnë kamionët. Ata ma pas transferuan arkat me frutat në një furgon dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani