Ukraina: Morëm në kontrollin e pikës kyçe për sulmin rus! Moska e mohon

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 08:27 | Bota

Ukraina: Morëm në kontrollin e pikës kyçe për sulmin

Ushtria ukrainase ka marrë kontrollin e  zonës kufitare nga ku forcat ruse hynë dhe nisën sulmin në shkallë të gjerë në Kharkiv. Informacioni është bërë i ditur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.  Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha të premten mbrëma se situata në Vovchansk është "e tensionuar, por nën kontroll". Sipas raporteve ukrainase, forcat e Kievit po mbajnë pozicionet e tyre rreth Bovchansk, teksa rusët po zgjedhin kryesisht sulme me rreze të gjatë.

Mirëpo, në një kohë që presidenti Zelensky, por edhe zyrtarë të tjerë në Kiev flasin për suksese të ushtrisë ukrainase dhe "stabilizim" të situatës, nuk paraqitet e njëjta panoramë edhe nga kampi tjetër.

Deputeti rus Viktor Vodolatsky tha se forcat ruse kontrollojnë më shumë se 50% të qytetit Vovchansk, i cili ndodhet pesë kilometra larg kufirit. Ai pretendoi se pas Vovchansk, forcat ruse synonin qytetet Sloviansk, Kramatorsk dhe Pokrovsk në rajonin e Donetsk.

Forcat ruse këtë muaj nisën një ofensivë në shkallë të gjerë në rajonin e Kharkiv.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani