SHBA: Paketë të re ndihme ushtarake 275 milionë dollarëshe për Ukrainën

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 08:22 | Bota

SHBA: Paketë të re ndihme ushtarake 275 milionë dollarëshe

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

Referuar mediave ndërkombëtare, ndihma kap vlerën e 275 milionë dollarësh dhe është dhënë me qëllim për të ndihmuar Kievin zyrtar kundër një ofensive ruse pranë Kharkiv.

Kjo ndihmë përfshin armë dhe pajisje që nevojiten urgjentisht nga forcat ukrainase, si municione për sistemet HIMARS, predha artilerie 155 dhe 105 mm, raketa, sisteme antitank dhe municione precize.

“Sot, Shtetet e Bashkuara po shpallin ndihmën e 275 milionë dollarëve në armë dhe pajisje për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus”, deklaroi për X Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos