Izraeli nuk ndalet, vijon sulmin ndaj Rafah! Vendimi i Hagës “ndan në dysh” Tel Aviv-in

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 08:37 | Bota

Izraeli nuk ndalet, vijon sulmin ndaj Rafah! Vendimi i Hagës “ndan

Izraeli është i vendosur për të ecur përpara në luftën e tij, pavarësisht frenimit ligjor. Ndonëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha urdhrin për ndalimin e pushtimit të Rafahut për shkak të kërcënimit të menjëhershëm ndaj civilëve palestinezë, mediat ndërkombëtare theksojnë se nga Izraeli nuk ka asnjë shenjë stepjeje.

Pak çaste pasi u bë i ditur vendimi i Gjykatës, tanket izraelite iu afruan qendrës së Rafahut dhe një seri sulmesh ajrore dërguan një re të madhe të zezë mbi Gaza. Megjithatë, pala izraelite këmbëngul se bëri përpjekje serioze për të siguruar që civilët të ishin jashtë rrezikut përpara se të dërgonte trupa në Rafah.

Izraeli, nga ana e tij, pohon se qëllimi i operacionit nuk është shfarosja e civilëve, por veprimet kundër Hamasit në mënyrë që të kthehet siguria në vend.

Disa nga aleatët e Benjamin Netanyahu reaguan me zemërim ndaj vendimit të dhënë, duke akuzuar gjykatën për antisemitizëm dhe përkrahje të Hamasit. Nga ana tjetër, kritikët e Netanyahut folën për një tjetër shenjë të izolimit në rritje të Izraelit nga komuniteti ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos