Putini nuk i ndahet Kharkivit, bombardon kullën e televizionit ukrainas

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 21:46 | Bota

Putini nuk i ndahet Kharkivit, bombardon kullën e televizionit ukrainas

Putin nuk heq dorë nga synimet e tij për të marrë nën kontroll qytetin e Kharkiv në Ukrainë. Këtë të hënë, raportohet se ushtria ruse ka bombarduar kullën gjigante televizive në këtë qytet.

“Pushtuesit goditën infrastrukturën televizive në Kharkiv. Gjatë alarmit, punonjësit e televizionit arritën të futen në strehimore dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar”, tha guvernatori i rajonit, Oleg Synegubov.

Pamjet e sulmit u publikuan menjëherë në rrjetet sociale, ku duket kulla gjigante duke u shembur, ndërsa një re e madhe tymi ngrihet në qiell.

Në anën tjetër, në pritje të ndihmës së madhe amerikane, Ukraina po reziston me ç’të mundet përballë Rusisë. Shefi i inteligjencës ushtarake të Kievit, Kyrylo Budanov, konfirmon situatën e vështirë, që mund të vazhdojë deri në mesin e majit. Por gjendja në front nuk paraqitet katastrofike, sipas tij.

Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, lëshoi alarmin për mbi 300 mijë luftëtarë të rinj që po i mobilizon Rusia për t’i dërguar në luftë brenda pak javësh, me synimin për të pushtuar qytetin simbol të luftës kundër nazizmit, Chasiv Yar, brenda 9 majit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi