Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Qentë në karnavale, Rio de Janeiro pret katërputroshët në paradë

Nga Anxhela Celibashi
31 Janar 2024, 10:09 | Bota

Karnavalet e njohura të Rio De Zhaneiro nuk janë vetëm për performimet gjatë spektakleve, por edhe për qentë. Së fundmi, edhe ata kanë bërë paradën e tyre duke kërcyer Samba dhe duke treguar veshjet e veçanta për këtë event. 

Kjo ngjarje e përvitshme tërheq qen të të gjitha formave dhe madhësive, të veshur nga të zotët e tyre me karaktere nga më të ndryshmet.

Karnavalet e qenve zhvillohen së bashku me festimet e tjera kryesore në Rio. Çdo vit, qyteti mbushet me brazilianë dhe turistë nga e gjithë bota për pesë ditë festimesh dhe paradash të përqendruara  në Sambodromin e Rios dhe në rrugë.

Kompania e Turizmit në Rio vlerëson se 971 milionë dollarë do të fitohen gjatë 5 ditëve të karnavaleve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu