“Qyteti po lundron mbi magmën vullkanike”, mijëra tërmete në një ditë, çahen rrugët

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 17:34 | Bota

Vullkani Fagradalsfjall kërcënon të shkatërrojë qytetin Grindavik! Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ditën e premte, 4 mijë banorë nga ky qytet janë evakuuar tashmë.

Kreu i Emergjencave Civile në Islandë, Vidir Reynisson, është shprehur se vullkani mund të lëshojë lavë me javë të tëra në qytet, edhe pse nuk ka një zonë konkrete ku mund të ndodhë shpërthimi i madh. “Ne jemi shumë të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në qytet. Magma është tani në një thellësi shumë të cekët dhe ne presim një shpërthim të fuqishëm brenda dy ditësh”, tha Reynisson.

Sipas autoriteteve vendase, magma është grumbulluar në një thellësi rreth 5 kilometra nën sipërfaqen e tokës dhe po lëviz në një “korridor” rreth 14 kilometra nën qytet. Vetëm në 24 orët e fundit, në zonë janë regjistruar më shumë se 2800 lëkundje sizmike, të gjitha me një magnitudë nën 3 të shkallës rihter.

Kreu i Emergjencave Civile në Islandë hodhi idenë që të krijohet një çarje artificiale e tokës për ta realizuar shpërthimin e lavës në një zonë jashtë qytetit. “Islandezët, në thelb, janë thjesht duke pritur momentin”, tha gazetari islandez Holmfridur Gisladottir për Sky Neës pasi mijëra lëkundje tërmeti janë regjistruar.

Shpërthimi, i cili tashmë është thuajse i sigurt, ka rikthyer frikën e shpërthimit të vitit 2010 në Islandë, në Eyjafjallajokull. Atëherë, vullkani krijoi një re të madhe hiri vullkanik, e cila shkaktoi problemi më të madh fluturimin e avionëve që prej Luftës së Dytë Botërore. Mbi 50 mijë fluturime u anuluan, nga të cilët u prekën rreth 8 milionë pasagjerë.

Në pamjet e fundit të publikuara nga Grindavik, duke rrugën që kanë pësuar çarje brenda qytetit. Të gjitha rrugët që të çojnë në qytet janë mbyllur, përveç rrugës tejet të rëndësishme që të çon në aeroportet ndërkombëtare të Islandës në veri të gadishullit, e cila vijon të jetë e hapur.

A2 CNN Livestream

A2 Sport