Jepet paralajmërimi me “kod të kuq” në Itali, riaktivizohet vullkani në malin Etna

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 12:43 | Bota

Jepet paralajmërimi me “kod të kuq” në Itali,

Etna, një nga vullkanet aktive në Italinë jugore ka nxjerrë hi dhe lavë.  Mali Etna, lartësia e të cilit është rreth 3.300 metra në ishullin e Sicilisë, filloi të lëshojë hi dhe llavë mbrëmë.

Në deklaratën e Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) për qytetin e Catania-s, bëhet e ditur se ka pasur rrjedhje të fuqishme llave nga krateri në juglindje të Etna-s dhe hiri arriti një lartësi prej përafërsisht 4500 metra.

Në lajmet në mediat e huaja theksohet se rrjedha e llavës në Etna mund të shihej nga kilometra larg dhe se për avionët që kalonin nëpër rajon u dha një paralajmërim me kod të kuq për shkak të aktivitetit vullkanik.

Shumë rrugë dhe automjete janë mbuluar me hi në vendbanimet përreth vullkanit, si qyteza Zafferana. Etna është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni