“Rizgjohet” vullkani Etna, aeroporti i Katanias pezullon fluturimet

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 10:02 | Bota

Aktiviteti i lartë shpërthyer i vullkanit Etna në Siçili ka bërë që kompania administruese e aeroportit të Catania-s të njoftojë paraditen e sotme pezullimin e aktivitetit deri në orët e mesditës.

Për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etnas, deri në orën 13:00 të ditës së sotme sektorët e hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojnë të mbyllur. Prandaj, të gjitha mbërritjet dhe nisjet janë të ndaluara”, thuhet në njoftim.

Kompania po ashtu u ka kërkuar pasagjerëve që të shfaqen në aeroport vetëm pasi të konsultohen me kompanitë ajrore me të cilat kanë zgjedhur të fluturojnë.

Aktiviteti i lartë vullkanik ishte raportuar prej mbrëmjes së djeshme. Ai u regjistrua nga Observatori Etna i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili foli për një re shpërthyese në drejtim të jugut.

Nga pikëpamja sizmike, nga ora 18 amplituda mesatare e lëkundjes vullkanike ka shfaqur një rritje të menjëhershme dhe ka arritur pas rreth njëzet minutash në nivelin e vlerave të larta që janë bërë shqetësim për ishullin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni