Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

"Shkundet" qeveria në Londër, Sunak rikthen kryeministrin e “Brexit”

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 11:21 | Bota

David Cameron ka bërë sot një nga rikthimet më të bujshme në politikën e vijës së parë në Britaninë e Madhe, duke u ulur në karrigen e Sekretarit të Jashtëm.

Në një kthesë dramatike të realitetit politik në Londër, ish-kryeministri 57-vjeçar do të zëvendësojë James Cleverly, i cili ka marrë postin e Sekretarit të Brendshëm pas largimit të Suella Braverman.

Lëvizja shokuese për riorganizimin e kabinetit nga kryeministri Rishi Sunak, e sheh Cameron sërish në politikën aktive, pasi kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016.

Ashtu siç kishte premtuar pas referendumit të Brexit, ku kauza e tij për të mbajtur Britaninë e Madhe në Europë humbi, Cameron u largua nga politika pasi dha dorëheqjen edhe si deputet nën qeverinë e Theresa May.

Ish-kryeministri u pa duke hyrë në Doëning Street mëngjesin e sotëm, pasi pak më herët ka marrë titullin Baron i Përjetshëm nga Mbreti Charles III.

Debat - nga Alba Alishani