Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Rezultonte e zhdukur, 2-vjeçarja ukrainase birësohet nga aleati i Putinit, i ndërroi edhe emrin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 10:24 | Bota

Një aleat politik i Vladimir Putin ka adoptuar një fëmijë që e kishte marrë nga një shtëpi fëmijësh në Ukrainë, sipas dokumenteve të zbuluara nga BBC.

Sergej Mironov, lideri 70-vjeçar i një partie politike ruse, ka birësuar një vajze dyvjeçare, e cila u mor në vitin 2022 nga një grua me të cilën ai tani është i martuar. Të dhënat tregojnë se identiteti i vajzës është ndryshuar në Rusi. Mironov nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Vajza, e quajtur fillimisht Margarita, ishte një nga 48 fëmijët që u zhdukën nga Shtëpia e Fëmijëve Kherson kur forcat ruse morën kontrollin e qytetit. Ata janë në mesin e rreth 20.000 fëmijëve që, sipas qeverisë ukrainase, janë kapur nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë në 2022.

Në fillim të këtij viti, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​urdhra arresti për Presidentin Vladimir Putin dhe Komisioneren e tij për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve ukrainas në territorin e kontrolluar nga Rusia, me synimin për t’i larguar ata përgjithmonë nga vendi i tyre.

Qeveria ruse thotë se nuk ka dëbuar fëmijët ukrainas, por i ka evakuuar ata për t’i mbrojtur nga lufta. Misteri rreth Margaritës filloi kur një grua u shfaq në spitalin e fëmijëve Kherson, ku foshnja 10-muajshe po trajtohej për bronkit në gusht 2022.

Nëna e Margaritës kishte hequr dorë nga kujdestaria menjëherë pas lindjes së saj dhe nuk dihej vendndodhja e babait të saj. Gruaja u prezantua si “përgjegjëse e çështjeve të fëmijëve nga Moska”.

Brenda një jave, Margarita doli nga spitali. Të nesërmen në mëngjes, stafit në shtëpinë e fëmijëve iu kërkua ta bënin gati vogëlushen. Atë ditë disa burra me pantallona të stilit ushtarak, një me syze të zeza dhe duke mbajtur një çantë kishin mbërritur për të marrë vajzën.

Shtatë javë më vonë, Igor Kastyukevich, një deputet rus i veshur me rroba ushtarake, mbërriti në shtëpinë e fëmijëve dhe, me zyrtarë të tjerë, filloi të organizonte dëbimin e fëmijëve të mbetur, duke përfshirë edhe gjysmëvëllain e Margaritës, Maxym.

Për pesë muaj, BBC është përpjekur të gjurmojë Margaritën dhe 47 fëmijët e tjerë, duke punuar me Victoria Novikova. Gjetja e fëmijëve të humbur në një vend kaq të madh sa Rusia, një vend prej më shumë se 17 milionë km katrorë nuk është detyrë e lehtë.

Puna e parë ishte identifikimi i gruas misterioze, e cila vizitoi Margaritën në spital gushtin e kaluar. Victoria zbuloi një dokument rus që autorizonte transferimin e Margaritës në një spital të Moskës për teste mjekësore. Në këtë mënyrë gjetën se kush e kishte marrë Margaritën, ishte Inna Varlamova.

Pas kërkimeve të mëtejshme, u zbulua se Varlamova punon në parlamentin rus. Sipas një burimi rus Varlamova ishte martuar së fundmi me liderin e partisë politike Sergej Mironov.

Mironov, një ish-parashutist, është lideri i Partisë Rusia e Drejtë, pjesë e opozitës dhe mbështet presidentin Putin. Ai është sanksionuar nga një numër vendesh perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe BE-në.

Konventa e Gjenevës, e cila përcakton se çfarë përbën një krim lufte, thotë se është e paligjshme dëbimi i civilëve në kohë lufte, përveç nëse është thelbësor për arsye sigurie ose ushtarake imperative dhe është i përkohshëm.

Konventa gjithashtu ndalon ndryshimin e statusit familjar të fëmijës. Shtëpia e Fëmijëve i ka shkruar Sergej Mironovit dhe Inna Varlamovas se ku ndodhet Margarita tani, por ata nuk janë përgjigjur.

Pothuajse të gjithë fëmijët e tjerë që u morën besohet se mbeten në duart ruse. Të paktën 17 janë në Krime, sipas autoriteteve ruse. Të gjithë kanë të afërm në Ukrainë, thotë Victoria Novikova.

Ukraina thotë se ka identifikuar 19,546 fëmijë që janë dërguar në Rusi. Ajo pretendon se më pak se 400 janë kthyer. Ndërkohë, Rusia i ka mohuar këto shifra.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli