Politikani veteran anti-islamik, Geert Wilders është pranë fitores së zgjedhjeve parlamentare në Holandë.
Sondazhet pas mbylljes së qëndrave të votimit, nxjerrin fitues Partinë e Lirisë së Wilders me 35 vende në parlament, e ndjekur nga rivalët e aleancës së krahut të majtë.
Nëse ky rezultat do të shkojë deri në fund kështu, atëherë do të shkaktojë një tronditje në politikën holandeze, megjithëse Wilders do t’i duhet të gjejë aleatë për të formuar qeverinë.
Asnjë parti e vetme në Holandë nuk mund të fitojë aq vende sa nevojiten në parlament për të qeverisur e vetme dhe tre subjektet e tjera e kanë shprehur qartë se nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me Wilders. (A2 Televizion)