Panik në ishullin italian, krijohet tornadoja e frikshme në mes të detit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 17:23 | Bota

Panik në ishullin italian, krijohet tornadoja e frikshme në mes

Italia vijon të përballet me motin e keq prej disa ditësh, i cili ka goditur pjesën më të madhe të saj duke shkaktuar përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Një fenomen jo shumë i zakonshëm është regjistruar në ishullin e Amalfit, ku një tornado është krijuar pranë bregut, duke shkaktuar panik te banorët e zonës piktoreske italiane.

Fatmirësisht, tornadoja humbi fuqinë dhe nuk shkaktoi dëme ku ajo iu afrua portit të Salernos. Ndërkohë që vorbulla të tjera uji u raportuan dhe në Ravellore dhe Capo D’Orso.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani