Dy persona kanë vdekur nga shpërthimi i një mjeti në pikëkalimin Kanada-SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se dy personat vdiqën brenda automjetit që shpërtheu pranë ujëvarës së Niagarës.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se sulmi është terrorist, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar kreu i vendit, Justin Trudeau, i cili deklaroi se po shqyrtohen masa shtesë për të siguruar kalimet kufitare në të gjithë vendin.
Duke folur në parlamentin e Kanadasë, Trudeau tha se hapat shtesë të sigurisë mund të shtohen në të gjitha pikat e hyrjes së Kanadasë. (A2 Televizion)