Rrezik për luftën në Ukrainë, Kina dhe Rusia bashkojnë forcat në teknologjinë satelitore

Nga Rosalba Bejdo
1 Mars 2024, 14:59 | Bota

Rrezik për luftën në Ukrainë, Kina dhe Rusia bashkojnë

Rusia porrit bashkëpunimin me Kinën për teknologjinë satelitore dhe atë 5G, dhe kjo mund të lehtësojë luftën e Moskës në Ukrainë.

Në këtë përfundim arrin një raport i Institutit britanik, The Royal United Services.

Sipas raportit, te cituar nga Evropa e Lirë, edhe pse integrimi i rrjetit 5G në zonat e fushëbetejës mund të shoqërohet me ndërlikime, infrastruktura mund të lehtësojë “veprimet ushtarake ruse në Ukrainë”.

Kina, e cila ka lidhje të ngushta me Moskën, ka refuzuar të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe i ka ofruar ndihmë ekonomike Rusisë, duke ia bërë më të lehtë Kremlinit përballjen me sanksionet e Perëndimit.

Pekini mohon pretendimet se i ka shitur armë vdekjeprurëse Rusisë por SHBA akuzon Kinën se ika ofruar ndihmë teknologjike Moskës, pavarësisht sanksioneve të Perëndimit.

Në raport jepen më shumë detaje se si bashkëpunimi në mes të Rusisë dhe Kinës në sektorin 5G dhe teknologjinë satelitore mund të ndihmojë Rusinë në fushëbetejë.

“Dronët dhe pajisjet tjera të avancuara teknologjike kanë qenë kyçe në të gjitha frontet në Ukrainë, duke nisur prej mbledhjes së informacioneve, e deri të fushata e sulmeve ajrore”, thuhet në raport.

Sipas tij, teknologjia 5G ka potencialin të riformësojë fushëbetejën ndërsa mundëson mbledhjen e pamjeve, përmirëson menaxhimin logjistik, vëzhgimin e lëvizjeve ushtarake dhe saktëson identifikimin dhe eliminimin e shënjestrave tokësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu