Rrëzimi i Bashar al Assad, Netanyahu: Falë goditjes izraelite ndaj Hezbollahut e Iranit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2024, 17:46 | Bota

Rrëzimi i Bashar al Assad, Netanyahu: Falë goditjes izraelite ndaj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti rrëzimin e Bashar al-Asadit, duke e cilësuar të dielën e 8 dhjetorit si një “ditë historike” që, sipas tij, erdhi nga goditjet e Izraelit kundër mbështetësve të Asadit, Iranit dhe Hezbollahut në Liban.

Deklaratat, Netanyahu i bëri nga një pikë vëzhgimi në lartësitë e Golanit të kontrolluara nga Izraeli që mbikëqyr Sirinë.

“Nuk do të lejojmë asnjë forcë armiqësore në kufirin tonë”, tha ai. 

“Kjo është një ditë historike në historinë e Lindjes së Mesme. Regjimi i Asadit është një hallkë qendrore në boshtin e së keqes të Iranit. Ky regjim ka rënë. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i goditjeve që i kemi shkaktuar Iranit dhe Hezbollahut, mbështetësit kryesorë të regjimit të Asadit. Kjo krijoi një reaksion zinxhir në të gjithë Lindjen e Mesme. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe me mbështetjen e plotë të kabinetit, udhëzova Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të kapnin zonën tampon midis vendit tonë dhe Sirisë dhe pozicionet komanduese ngjitur me të. Ne nuk do të lejojmë që asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufirin tonë. Qindra fëmijë sirianë kanë lindur këtu në Izrael, prandaj ne dërgojmë të njëjtën dorë paqeje tek fqinjët tanë. Para së gjithash, ata janë vëllezërit e vëllezërve tanë Druzë në shtetin e Izraelit dhe ne gjithashtu shtrijmë dorën e paqes për kurdët, të krishterët dhe myslimanët, të cilët duan të jetojnë në paqe me Izraelin”, shtoi Netanyahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos