Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

“SHBA ka nevojë për kaos global”, Putin fajëson perëndimin për konfliktin në Lindjen e Mesme

Nga Rosalba Bejdo
31 Tetor 2023, 15:39 | Bota

Shtetet e Bashkuara i cilësuan si absurd pretendimet e Rusisë se mësymja e aeroportit të Dagestanit nga protestues anti-izraelitë, ishte organizuar nga Ukraina dhe perëndimi.

Në një fjalim televiziv gjatë së hënës, Presidenti Vladimir Putin tha se incidenti kishte qënë pjesë e një përpjekje për të përhapur kaosin në rusi.

Qindra vetë, me flamuj palestinezë dhe slogane anti-semitiste sulmuan të dielën aeroportin e Dagesatanit në kërkim të pasagjerëve të mbërritur nga Tel Avivi.

“Ngjarjet në Makhaçkala u nxitën përmes rrjeteve sociale nga Ukraina dhe nga duart e agjentëve të shërbimeve speciale perëndimore.”, tha presidenti rus, Vladimir Putin.

I pyetur mbi pretendimet e Rusisë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Johns Kirby i cilësoi ato si retorikë klasike ruse.

“Kur diçka shkon keq në vendin tënd, fajëso dikë tjetër.”, ishin fjalët e tij.

Gjatë fjalimit të së hënës presidenti putin fajësoi gjithashtu perëndimin për krizën në Lindjen e Mesme duke thënë se elitat drejtuese në SHBA dhe satelitet e tyre qëndrojnë pas vrasjes së palestinezëve në gaza, e po ashtu pas konflikteve në Ukrainë, Afganistan, Irak dhe Siri.

“Ne duhet të kuptojmë qartësisht se kush qëndron vërtet pas tragjedisë së njerëzve në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera të botës; se kush e organizon kaosin vdekjeprurës dhe kush përfiton prej tij. SHBA dhe satelitët e vet janë përfituesit kryesorë të destabilitetit global.”, u shpreh më tej Putin.

Rusia mbështet armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe zgjidhjen dy shteteve. Ajo ka zemëruar gjithashtu Izraelin, pasi priti një delegacion të Hamasit në Moskë.  

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu