SHBA po shqyrtojnë zhvillimin e një aeroplani luftarak me dy motorë

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 11:33 | Bota

SHBA po shqyrtojnë zhvillimin e një aeroplani luftarak me dy

Presidenti Donald Trump dha disa informacione mbi avionët ushtarakë amerikanë, ndërsa fliste me udhëheqësit e biznesit në Doha këtë mëngjes.

Sipas mediave të huaja, ai tha se SHBA-të po shqyrtojnë zhvillimin e mundshëm të një aeroplani luftarak me dy motorë, i cili do të njihej si F-55.

Kjo do të ishte gjithashtu një përmirësim i Lockheed Martin F-22 Raptor, të cilin e quan F-22 Super, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë presim që Trump të flasë me trupat në një hangar në Bazën Ajrore Al Udeid më vonë sot.

Ky është takimi i fundit i presidentit amerikan në Katar përpara se të shkojë në Emiratet e Bashkuara Arabe më vonë këtë mëngjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos