Trump: Irani ka rënë dakord 'në një farë mënyre' për marrëveshjen bërthamore me SHBA

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 09:57 | Bota

Trump: Irani ka rënë dakord 'në një farë

Presidenti Donald Trump, është shprehur se SHBA po i afrohet shumë një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri në Doha, ku tha se Irani "në një farë mënyre" ka rënë dakord me kushtet dhe vijon të thotë se nuk mund të ketë një armë bërthamore.

"Është shumë e thjeshtë", shton Trump, përpara se të shtojë se dëshiron që ata të kenë sukses.

Kjo deklaratë e Trump pas raportimeve se një zyrtar i lartë iranian ka thënë se vendi është i përgatitur të bëjë një sërë lëshimesh në lidhje me programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Ali Shamkhani, një këshilltar i lartë politik, ushtarak dhe bërthamor i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, foli për partnerin amerikan të Sky News, NBC News.

Ai tha se Teherani ishte i gatshëm të zotohej të mos prodhonte më kurrë armë bërthamore, të hiqte qafe rezervat e tij të uraniumit të pasuruar shumë, i cili mund të përdoret si armë, të binte dakord të pasuronte uraniumin vetëm në nivelet më të ulëta të nevojshme për përdorim civil dhe të lejonte inspektorët ndërkombëtarë të mbikëqyrnin procesin.

Kjo ishte në këmbim të heqjes së menjëhershme të të gjitha sanksioneve ekonomike ndaj vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos