Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Shefi i Hamasit niset drejt Kajros, diskutohet për armëpushimin me Izraelin

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 11:48 | Bota

Shefi i Hamasit niset drejt Kajros, diskutohet për armëpushimin me

Hamasi është duke peshuar një propozim të radhës për armëpushim dhe lirim të pengjeve që po mbahen në Gaza.

Lajmin e bëri të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i grupit militant, ndërsa propozimi është bërë nga një prej ndërmjetësuesit pas bisedimeve më Izraelin.

Propozimi për armëpushim pasoi bisedimet në Paris ku përfshiheshin shefat e inteligjencës nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, me kryeministrin e Katarit.

Në shenjë të seriozitetit të negociatave, shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se do të shkonte në Kajro për të diskutuar. Ky është udhëtimi i tij i parë publik në më shumë se një muaj.

Propozimi thuhet se përfshinte një armëpushim me tre faza, gjatë së cilës grupi fillimisht do të lironte civilët e mbetur mes pengjeve të kapura më 7 tetor më pas do të vijonin ushtarët dhe në fund trupat e pengjeve që kanë mbetur të vrarë.

Ky propozim është cilësuar si një nga nismat më serioze të paqes mes dy palëve, që pas armëpushimit të shkurtër që u arrit në fund të nëntorit. 

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të përcaktuar një rrugë që mund të çojë drejt përfundimit të luftës. Presioni ndaj Netanyahu-t po shtohet edhe nga të afërmit e pengjeve të cilët kërkojnë që të gjendet mënyra për t’i sjellë në shtëpi.

Të martën, ai përsëriti zotimin për të mos tërhequr trupat nga Gaza deri në "fitoren totale", duke sjellë në vëmendje kështu hendekun e madh në qëndrimet publike të palëve ndërluftuese mbi atë që do të duhej bërë për të ndalur luftimet qoftë edhe përkohësisht.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu