Moti i keq përfshin sërish Italinë, alarm në tetë rajone

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 07:27 | Bota

Moti i keq përfshin sërish Italinë, alarm në tetë

Një tjetër stuhi mbërrin në Itali. Cikloni i dimrit që vjen nga Evropa Veriore fillimisht do të godasë qendrën dhe më pas do të prekë edhe jugun.

Për sot, alarmi i verdhë është lëshuar në tetë rajone të vendit: Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Lazio, Marche, Toscana dhe Umbria.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në vendin fqinj do të pasohet me reshje shiu, shtrëngata dhe forcim i dukshëm i erës, me det të trazuar dhe ulje të përkohshme të temperaturave.   

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni